Haxhibeti Tafili: Titulli doktoreshëe shkencave teknike meritë e një pune të madhe

Prej tvteuta10:52, 14 Tetor 2021

Punimi i doktoraturës së Merita Haxhibeti Tafili është vlerësuar nga shoqëria gjermane me çmimin e parë ndërkombëtar të emëruar sipas profesorit gjerman Carl Rappert. Haxhibeti Tafili për Tv Teuta thotë se për te si doktoreshë e shkencave teknike ishte një sfidë në vete të punojë për një punim të tillë, sepse për ka hulumtuar gjatë për një ligj të cilin beson se do të aplikohet në të ardhmen në fushën e gjeoteknikës.

Ajo punon në fakultet në Bochum, si dhe në një kompani projektuese në Karlsruhe, poashtu merr pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare, por edhe në punime shumë shkencore.

Haxhibeti Tafili thotë që gjatë këtij udhëtimi është ballafaquar me sfida të shumta, por që çdo herë ka besuar në vete dhe ka luftuar për më të mirën, kurse titulli doktoreshë e shkencave teknike për të është meritë e një pune të madhe.

  • 1

    Radio