Covid 19: 235 raste të reja, 7 në Ulqin

Prej tvteuta15:55, 11 Tetor 2021

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 235 raste të reja me Covid-19, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj kohe 6 persona e kanë humbur jetën , nga mosha 67 deri në atë 81 vjeçare.

Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 96, Nikshiq 29, Plevlja 24, ndërsa në Ulqin u regjistruan 7 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 343 të infektuar.Numri total i rasteve aktive është 5326, nga të cilët 99 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio