Studimet jasht vendit, eksperiencë e veçantë (VIDEO)

Prej tvteuta08:50, 4 Tetor 2021

Studimet jasht vendit janë çdo herë sfidë në vete, por mbi të gjitha dëshirë e shumë studentëve të cilët dëshirojnë të vazhdojnë të investojnë në njohuritë e veta edhe më tepër. Eksperienca e vajzave nga Ulqinit, Jehona Koleni dhe Arbesa Mollabeqiri që gjatë vitit të fundit të studimeve bachellor kanë aplikuar për bursë për studimet master në Hungari, është shumë interesante, sepse puna dhe dija e tyre në fund është shpërblyer. Si studente të dalluara, bursa ka qenë një shpërblim për to, dhe Budapesti një vend që ja plotëson të gjitha kushtet e nevojshme. Jehona dhe Arbesa janë shumë të lumtura në Budapest, janë të kënaqura me procesin mësimor dhe kanë mesazh për të gjithë që të kerkojnë dhe aplikojnë për bursa në vende të ndryshme sepse është një mundësi e mirë për të ardhmen.

 

  • 1

    Radio