Protestë në Tuz: Kërkohet drejtësi për Shejllën

Prej tvteuta18:44, 3 Tetor 2021

Vdekja tragjike e 19 vjeçares nga Tuzi, Shejla Bakija, ka mbledhur sot në protestë me qindra banorë të kësaj komune, të cilët me këtë kanë shprehur pakënaqësinë për neglizhimin e situatës së saj nga institucionet kompetente.

Protestuesit mbanin parulla me të cilat kërkonin mbrojtjen e grave nga dhuna, edukimin për dhunën në familje dhe përgjegjësi nga organet kompetenete. Protesta u organizua nga OJQ Lëvizja për zhvillimin e Tuzit dhe Qendra për të drejtat e grave.

Viktima në fjalë, kishte kohë që kërcënohej nga personi me të cilin dikur bashkëjetonte, 28 vjeçari Ilir Gjokaj, por edhe pse për këtë ekzistonte edhe një kallëzim penal nga ana e saj, prokuroria dhe gjykata nuk e vlerësuan si diçka serioze. Neglizhimi nga ana e institucioneve i ngjarjeve të tilla në Mal të Zi, por edhe vendet e rajonit, është bërë fenomen i përditshëm, pasi as ligji nuk funksionin në drejtim të parandalimit por të sanksionimit pas veprës së kryer. Vrasësi pas krimit u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe ndodhet ende në kërkim, çka lë të besohet se e kishte planifikuar deri në detaje të gjithë ngjarjen, dhe se tragjedia nuk ishte rezultat i gjaknxehtësisë së çastit. Ai edhe më herët ishte i njohur për policinë, pasi ndaj tij ekzistojnë akuza për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, prandaj është e pafalshme që ky organ nuk ka vepruar pas kallzimit që ndaj tij ka bërë viktima. Nëse Prokuroria dhe Gjykata nuk janë organe preventive, Policia është pikërisht për të parandaluar ngjarje të tilla, dhe nuk ekziston asnjë arsyetim që nga ky organ nuk ka pasur asnjë veprim në monitorimin e situatës.

Lidhur me ngjarjen më hertë u prononcua edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili ka kërkuar që organet kompetente të marrin përgjegjësi për tragjedinë e ndodhur, ndërsa zv.kryeministri Dritan Abazoviq, në një postim në Twitter tha se ka ardhur koha që  instituconet e sitemit të gjejnë mënyrat për të mbrojtur viktimat e dhunë snë familje. Protestën e qytetarëve e përkrahu edhe ish-kryeministri Dushko Markvoiq.

  • 1

    Radio