Ilaçe me recetë vetëm në disa farmaci private

Prej tvteuta11:15, 2 Tetor 2021

Ilaçet me recetë nga dje nuk mund të merren në të gjitha farmacitë private, si më parë, sepse ka hyr në fuqi vendimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për të kufizuar vendet për lëshimin e terapive, i cili shkaktoi probleme dhe krijoi turma ditën e parë, shkruan Pobjeda.

Në marrëdhëniet kontraktuale me Fondin Shëndetsor, më parë kishte 189 farmaci private në Mal të Zi, kontrata e të cilëve përfundoi dje. Kontrata e re u nënshkrua nga 120 farmaci, por ato nuk publikuan informacione në faqen e internetit të Fondit me të cilat farmaci tani është lidhur kontrata, as në cilat mjedise qytetarët mund të marrin një ilaç me recetë në të ardhmen.

Sipas rregullave të reja, një kompani farmacie private në Podgoricë mund të caktojë dy barnatore, dhe në qytete të tjera një ku mund të merret një ilaç me recetë.

Qytetarët, megjithatë, nuk kanë informacion, kështu që ata po enden nga një farcmaci në tjetrën.

  • 1

    Radio