Policia është një faktor kyç në mbrojtjen e interesave të Malit të Zi

Prej tvteuta11:02, 2 Tetor 2021

Presidenti Millo Gjukanoviq dërgoi urime me rastin e Ditës së Punëve të Brendshme anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme  dhe Drejtorisë së Policisë.

“Policia dhe shërbimet e zbatimit të ligjit kanë qenë tradicionalisht, dhe veçanërisht në historinë e fundit, një faktor kyç në mbrojtjen e interesave shtetërore malazeze dhe vlerave qytetare,” shkroi Gjukanoviq në Twitter.

Ai është i bindur, thotë ai, se edhe në këtë kohë sfiduese, udhëheqja dhe anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme  dhe Drejtorisë së Policisë do të kenë mjaft urtësi dhe maturi për të vazhduar një traditë kaq të ndritshme.

  • 1

    Radio