Qeveria shkarkoi drejtoreshën e Monstat

Prej tvteuta19:24, 21 Shtator 2021

Qeveria e Malit të Zi shkarkoi dje në seancën elektronike drejtoreshën e Monstat, Gordana Radojeviq, për shkak të parregullsive në punën e saj, u konfirmua për agjencinë Mina biznes. Nga Qeveria mohuan pretendimet e Radojeviq se ajo ishte shkarkuar për shkak të presioneve të pretenduara në lidhje me kryerjen e regjistrimit të popullsisë dhe shtuan se regjistrimi nuk ishte përmendur në letrën që niste procedurën për shkarkimin e saj. Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale filloi procedurën për shkarkimin e Radojeviçit më herët për shkak të parregullsive të përcaktuara dhe paligjshmërive në punë, të cilat u gjetën në raportin vjetor të Monstat për vitin e kaluar.

  • 1

    Radio