PDS ka dorëzuar kallzim penal ndaj Krivokapiq

Prej tvteuta19:16, 21 Shtator 2021

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Shtetit (SDT) kundër kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe persoave të tjerë, nën dyshimin për abuzim me pozitën dhe tejkalim të kompetencave zyrtare gjatë ngjarjeve në Cetinë më 4 dhe 5 shtator, njoftoi deputeti Danijel Zhivkoviq.

Zhivkoviq: ” Dikush e ka marrë përgjegjësinë mbi vete, dhe kjo do të verifikohet në ditët dhe muajt në vijim, organet shtetërore do të duhet të ndërmarrin veprime të caktuara, pasi ne kemi dërzëuar kallëzim penal ndaj Zdravko Krivokapiq dhe personave relevant të cilët ka uzurpuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore, dhe kanë qenë të gatshëm të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, por edhe të personave që kanë pasur për detyrë ti mbrojnë në Cetinë.”

Raporti thekson se Krivokapiq formoi një organ që nuk kishte asnjë autoritet ligjor dhe kushtetues për të marrë vendime në lidhje me sigurinë kombëtare, dhe i cili, i kryesuar nga ai, mori pjesë në komandimin e operacionit të forcave të sigurisë më 5 shtator në Cetinë”

  • 1

    Radio