Zjarrfikësit e Ulqinit këtë vit më pak intervenime se vitin e kaluar

Prej tvteuta14:50, 17 Shtator 2021

Sezonin e zjarreve kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit  Saubih Mehmeti e vlerësoi  të qetë,  numri i intervenimeve i ulët, kryesisht janë shënuar intervenime lokale. Ajo çka e karakterizon këtë vit është një sezon  mjaftë e mirë turistike me një fluks rekord të turistëve, nëse krahasohet me vitin e kaluar ku kishim një dështim total të sezonit turistik, del që mysafirët nuk janë shkaktarë për shpërthime të zjarreve, shprehet Mehmeti.

Ai ka thënë  se më  shumë intervenime  ka pas në vitin 2020 se në vitin 2021 ku ka qenë një sezon  rekorde turistike. Situatë e ngjashme  është  edhe në intervenimin e aksidenteve automobilistike .Vitin e kaluar zjarrfikësit kanë intervenuar në dy raste, ndërsa këtë vit nuk ka pas intervenime.

Mehmeti shprehet se akoma nuk ka kaluar rrezikshmëria e shpërthimit të zjarreve pasi shtatori mund të jetë muaj i zjarreve  dhe një dukuri që është paraqitur kohërave të fundit është shtyrja e sezonit të zjarreve për shtator dhe tetor.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio