Termet në Mal të Zi
Prej tvteuta07:21, 15 Shtator 2021
Më 15 shtator 2021, në 4:19 minuta, Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë regjistroi një tërmet të vogël me epiqendër 11 km në lindje të Nënhelm (Mali i Zi), 23 km në lindje të Podgoricës. Madhësia e këtij tërmeti në hipoqendër ishte 4.1 në shkallën Rihter, që korrespondon me një intensitet epiqendror të V në shkallën Mercalli. Epiqendra e këtij tërmeti u vendos në një thellësi prej 16 km.
Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë e hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore.