Kulturë Më shumë

Hoxhiq: Ka përfunduar me sukses Skena Verore

Prej tvteuta11:18, 22 Gusht 2021

Ka përfunduar me sukses edicioni i këtij viti i “Skenës Verore”, kështu për Tv Teuta shprehet Musa Hoxhiq, drejtor i Qendrës kulturore të Ulqinit, njëherit edhe organizatori kryesor i kësaj ngjarje kulturore. Emra të njohur të artit ishin pjesë e programit një mujor në Kalanë e Ulqinit. Hoxhiq thotë që përmes muzikës, teatrit dhe fjalës së shkruar janë mundur që të sjellin diçka për çka do të flitet gjatë në vendin tonë, por jo vetëm.

Qendra kulturore planifikon që në mes të shtatorit si edhe vite më parë të mbaj festivalin e folklorit, por edhe shfaqen teatrale “Floçka e detit”, por që ende nuk janë të ditura datat e sakta për shkak të masave që do të sillen në atë periudhë nga Qeveria e Malit të Zi.

  • 1

    Radio