Aktuale Më shumë

Libri “Gjurmë që (nuk) heshtin” i autorit Nikollë Berishaj, vlerësohet si Platformë e shqiptarëve në MZ dhe guidë kulturologjike

Prej tvteuta17:24, 20 Gusht 2021

Në kuadër të Panairit të dytë të librit në Komunën e Tuzit, në mesin e një auditoriumi të larmishëm,u bë përurimi i librit “Gjurmë që (nuk) heshtin” i autorit Nikollë Berishaj, për të cilin në këtë mbrëmje folën panelistët Fran Camaj, prof. Dr. Arsim Sinani dhe Ismet Kallaba.

Mbrëmjen e moderoi  gazetarja Teuta Ivanaj, e cila në fillim të panelit I lexoi disa të dhëna biografike për autorin Nikollë Berishaj:  Libri “Gjurmë që (nuk) heshten” është vepra e pestë autoriale e Nikollë Berishaj, kurse në bagazhin e pasur të veprimtarisë së tij ka edhe 70 libra të përkthyer nga gjuha  sllovene në gjuhën malazeze dhe anasjelltas. Nikollë Berishaj është laureat I çmimit “Pretnar 2013”, çmim ky më I lartë I Sllovenisë për përkthime të letersisë sllovene në gjuhët tjera të botës.

Poashtu në fillim të mbrëmjes, moderatorja Ivanaj lexoi edhe vështrimin mbi librin të shkrimtarit të mirënjohur shqiptarë, Agron Tufa, I cili e ka bërë recensionin e librit “Gjurmë që (nuk) heshtin”.

“Në rrethin e pare të librit të Nikollë Berishajt hynë shpluhurosja e disa personazheve, vepra e të cilëve vazhdon të jetë e antemuar si inerci e politikave të sotme post totalitare, ose janë margjinalizuar. Lënë në harres nga përtacia shpirtërore intelektuale, plus paragjykime të reja.

Në rreth të dytë të problematikave që shqyrton Nikollë Berishaj, është trashigimia dhe raporti propagandistik I diktaturës ideologjike komuniste,kundrejt klisheve kulturore bardh e zi, fatkeqsisht të gjithëpranuara nga cektësia intelektuale shqiptare.

Një shtresë publicistike argumentuese, vesh disa shkrime të autorit  me shqetësime të vjetra e të reja mbi politikën kolonizuese, diskriminuese e likuiduese të pozitës së shqiptarëve në shtetin malazias.

Është trishtueshëm, tejet pikëlluese, pozita e pambrojtur e këtyre vëllezërve legjendarë që I dhanë kombit tone sa askush tjetër, dhe asgjë nuk përfituan. Ndërkaq politikat servile të dy shteteve shqiptare, thellojnë nivelin e hipokrizisë, duke mos I llogaritur shqiptarët e kësaj zone, nga Tivati në Tuz, apo duke e lënë si ferrë nëpër këmbë për idilën e pështirë të harmonisë politike në Ballkan. Pikërisht ky libër i Nikollë Berishaj u duhet vënë në tavolinën e punës së Ministrave të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në vështrimin e Agron Tufës.

Fran Camaj, ishte panelist I kësaj mbrëmje I cili në fillim e dha një spjegim mbi titullin, duke treguar pse gjendet fjala monuese (nuk) në klapa. Camaj tha se përgjigja nuk është edhe aq e vështirë të dihet, sepse në periudhën e sistemit komunist është heshtur çdo gjë që nuk u ka pëlqyer atyre që kanë vendosur për fatin, madje edhe për jetën e njerëzve, dhe për çdo gjë tjetër.

“Fatkeqsisht, edhe në kohën e sotme që e quajmë demokratike, vlen pothuajse e njëjta gjë, por në formë tjetër. Pra gjurmët e krimeve të panumërta që janë bërë ndaj njerëzve dhe popullit tone, nuk mund të fshehen e të heshten, edhe pse përpjektjet për tu shlyer e heshtur çdo gjë që nuk u ka shkuar për shtat atyre, kan qenë dhe janë të mëdha edhe sot e kësaj dite”, vlerësoi Camaj.

Panelisti I mbrëmjes ishte edhe Prof.Dr. Arsim Sinani, I cili këtë veper të Nikollë Berishaj e cilësoi si përshkrim substancial. Ai njëkohësisht tha se e sheh këtë libër si një protest të Nikollë Berishajt për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, duke theksuar se këtë libër do të ju japë studentëve që domosdoshmërisht ta lexojnë. Profesor Sinani tha se në kët libër gjendet platforma e shqiptarëve të Malit të Zi se kah duhet të lëvizin për të qenë popull jo pakicë në Malin e Zi, por të jenë popull themelues I Malit të Zi.

Ismet Kallaba, në fjalën e tij të rastit, foli në emër të botuesit dhe tha se ky është libri I parë të cilin autori e boton me amblemën e Art Klubit. Ai në këtë mbrëmje përsëriti edhe njëherë mungesën e bashkëpunimit në fushën e kulturës në mes të trevave shqiptare në Mal të Zi.

Në fund të mbrëmjes, auditoriumit iu drejtua edhe autori I librit Nikollë Berishaj, I cili falenderoi të pranishmit si dhe panelistët për fjalët e tyre për vlerësimin e librit “Gjurmë që (nuk) heshtin.

Autori Nikollë Berishaj, për TV Teuta tha se në këtë vepër ka bërë një përmbledhje të punimeve të tij ndër vite, siç janë eset, studimet dhe vlerësimet e shumta, të cilat tashmë do të gjenden në një libër. Autori shprehet se është I kënaqur që ky libër po e sheh sot dritën, edhe pse  nuk e kishte pritur një vlerësim kaq të lartë të librit, e posaçërisht nga intelektuali shqiptarë prof.Dr Agron Tufa.

“Ky libër është një metazhanër, një konglomerat I temave që më kanë interesuar kohë më pare, që nga vlerësimet dhe kritikat letrare e deri te botimet dhe vlerësimet e artit dhe pictures. Dëshira ime ishte që të përmbledhja në këtë libër disa persona që janë, nëqoftëse jo të anatemuar, nëqoftëse jo krejtësisht të harruar, unë do të thoja që nuk e kanë marrë atë meritën e vetë nga opinioni publik, duke veçuar këtu pater Anton Harapaj dhe kardinalin Alojze Stepinac”, theksoi ndër të tjera autori Berishaj për TV Teuta.

Ilmira Lika

  • 1

    Radio