Nga 30 korriku nis përdorimi i certifikatës dixhitale COVID

Prej tvteuta18:48, 26 Korrik 2021

Në prag të anëtarësimit në certifikatën dixhitale COVID të BE-së, Mali i Zi do të marrë certifikatën Kombëtare dixhitale COVID, e cila do të jetë në përdorim nga e premtja, më 30 korrik, kur Qeveria e Malit të Zi pritet të shpallë masat e korrigjuara në luftën kundër koronavirusit, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Ashtu si edhe u njoftua më herët, vetëm ata që plotësojnë kushte të caktuara do të mund të frekuentojnë  klubet e natës, diskotekat dhe në ambientet e brendshme të objekteve hotelierike.

Certifikata kombëtare dixhitale COVID, modeluar në certifikatën dixhitale COVID të BE-së, do të jetë një mjet shtesë dixhital për kontrollin dhe menaxhimin pandemik,  dhe do të përmbajë informacione për vaksinimin, kohën e testit negativ PCR, dësmi për kalimin e sëmundjes, si dhe provën për testin e shpejtë antigjen.  Ministria e Shëndetësisë po implementon këtë projekt në bashkëpunim me UNDP.

Certifikimi dixhitale COVID është falas dhe i disponueshëm në formë letre ose dixhitale dhe mund të ruhet dhe shfaqet në celular. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor midis versionit dixhitale dhe letrar, pasi kodi QR në të dy versionet është një garanci e vlefshmërisë së të dhënave të shfaqura, thuhet nga Ministria e shëndetësisë.

  • 1

    Radio