Covid 19: 77 raste të reja, 15 turistë

Prej tvteuta18:41, 26 Korrik 2021

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1483 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 77 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. 15 nga këto raste janë turistë të huaj, kurse 62 janë vendas.

Gjatë kësaj kohe  u regjistruan 3 vdekje nga kjo semundje, bëhet fjalë për pacient nga Plluzhina, Podgorica dhe Cetina. Numri më i lartë i të infektuarve sot u regjistrua në Podgoricë 23 , 8  në Budva,  kurse në Ulqin u regjistrua një rast i ri. Gjatë kësaj kohe  u shëruan 13 të infektuar,  ndërsa numri total i rasteve aktive është 742, nga të cilët 7 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio