Kulturë Më shumë

SOS telefoni Ulqin: Të martën promovimi i dokumentarit “ Tradita e vendit tim”

Prej tvteuta08:48, 26 Korrik 2021

“ Tradita e vendit tim”  mbanë titullin dokumentari të cilin e realizon SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës  në Ulqin i cili do të shfaqet në kuadër të Skenës Verore 2021 “me datë 27 korrik  ( ditën e martë) , në ora 21.00 në ambientet e Muzeut dhe Galerisë së Arteve në kalanë e Ulqinit,

Projekti  është përkrahur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi. Në Ulqin, jo edhe shumë larg në kohë, ka ekzistuar një numër i dyqaneve, pronarët e të cilëve ishin të njohur për prodhimin karakteristik të magjeve, të qilimave, , filigran ët, samarxhinjtë,  farkëtaret  dhe veprimtaritë tjera kësisoj. Njërin nga zanatet e lashta, po përpiqen ta mbajnë gjallë artizanët e filigranit ,dhe mjeshtrit e barkave të vogla, pikërisht këto zanate janë përfshi në këtë dokumentar.

Në Anë të Malit traditë ka qenë edhe punimi i çakshirëve  tradicionale shqiptare, por tashmë koha ka bërë që kjo zeje t’i mbeten historisë, andaj edhe është përfshi në këtë projekt.

Autorja e këtij dokumentari Hatixhe Nelaj ,shprehet se në kohën që jetojmë, në vendin tonë zanatet profesionale sa po vijnë e zhduken për shkak se nuk i jepet vëmendja e duhur nga shteti, por edhe interesi nga njerëzit për të kryer këto punë ka renë, andaj edhe jemi përpjekur që këto zanate ti përfshijmë në këtë dokumentar i cili do të ju shërbejë më shumë gjeneratave të reja. Ky është dokumentari i gjashtë që realizohet nga kjo shoqatë e që ka për qëllim promovimin e arti zanateve dhe zejeve të vjetra në Komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio