Kulturë Më shumë

Fondacioni “Studenti” të shtunën organizon edicionin e 15-të të “Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2021”

Prej tvteuta09:48, 27 Maj 2021

Fondacioni “Studenti” do të organizojë edicionin e 15-të të “Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2021”, të shtunën, më 29 maj 2021, në orën 19.00, në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin.

“Në këto gara do të marrin pjesë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Ulqinit, si dhe shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” nga Kraja. Juria do të jetë e përbërë prej tre anëtarëve, të cilët do të vlerësojnë më të mirët” tha për Televizionin Teuta kryetari i këtij Fondacioni ,Hajredin Kovaçi.

Qëllimi i saj është zhvillimi i frymës garuese, zbulimi i talenteve të rinj, afirmimi i tyre, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i ndjenjës së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve etj.

Këtë aktivitet e ka përkrahur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e Drejtave të Pakicave .Pjesëmarrja është e kufizuar garat do të mbahen duke respektuar masat e pandemisë

H.Nelaj

  • 1

    Radio