Kulturë Më shumë

“FALEMINDERIT “ PËRMES NOTAVE TË MUZIKËS PËR HERONJTË E KOHËS SONË

Prej tvteuta13:54, 17 Maj 2021

Me iniciativë te Aksa Muratit , violinistes së re nga Komuna e Ulqinit artistët vendas i kane thënë “Faleminderit “ në mënyrën më të bukur të mundshme heronjve të kohës sonë .

Pjese e këtj koncerti kushtuar stafit mjekësorë të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin,  kanë qenë një grup muzikantësh nga Komuna jonë tê cilët këtë natë përmes notave që luajtën përcollën respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata të cilët janë përkujdesur për shëndetin tonë dhe të të afërmve tonë gjatë periudhës më të vështirë .

Kolegët e sajë dhe të gjithë ata të cilët i kanë qëndruar pranë atëherë kur kishin më së shumti nevojë i ka përshëndetur drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin dr. Sadije Hollaj. Hollaj gjatë fjalës se sajë ka  shprehur ngushêllimet e sinqerta për të gjithë ata familje të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojê e infektimit me  Covid -19 . Drejtoresha Hollaj ndër të tjera apeloi tek të gjithë qyetarët që të vaksinohen , pasi që sipas sajë imunizimi është rruga e vetme e cila con drejt pëfundimit dhe zgjidhjes së kδtij problemi.

ARJONA RESULANI

  • 1

    Radio