Kulturë Më shumë

OJQ “Gastronomët e Ulqinit” prezantuan gatimet tradicionale të vendit

Prej tvteuta15:06, 3 Maj 2021

Fundjavën e kaluar në hotelin „Mediteran”Shoqata e „Gastronomëve“ nga Ulqini për herë të parë prezantuan ushqimet tradicionale të qytetit të  Ulqinit me rrethinë , ku përveç të ftuarëve vendas morën pjesë edhe gazetarë të shumtë nga Kosova,Shqipëria dhe Maqedonia e veriut.Organizator i këtij eventi i cili tuboi në një vend gastronomët e Komunës së Ulqinit është kryetari i shoqatës në fjalë Zef Kovaçi,përndryshe edhe autor  librit “Bazat e Gastronomisë me receta ndërkombëtare” , ku autori ka shrytëzuar një literaturë të gjërë për hartimin e materialit , përfshirë këtu eksperiencën e tij me dekada në fushën e gastronomisë.

Këtë aktivitet përshëndetën në emër të Shoqatës së gasrtonomëve  Ivo Llukiq, Organizatës Turistike të Ulqinit ,drejtori Gzim Hajdinaga,gazetarja e RTK-së Alketa Gashi Fazliu  , dhe kryetari i shoqatës në fjalë Zef Kovaçi.

Nga gastronomët e njohur u prezantuan Ushqime tradicionale të Shestanit,Anës së Malit ,Ulqinit dhe Krajës. Ato  përgatiten duke përdorur metodat tradicionale në  zona  të caktuara të Ulqinit, ku shumica e këtyre gatimeve përcillen  nga brezi në brez.

Ushqimet tradicionale  përveçse   po luajnë rol të rëndësishëm  në ruajtjen e traditës dhe kulturës, gradualisht po kthehen në një pjesë të rëndësishme të kulturës shqiptare, pjesë e trashëgimisë kulturore të paprekshme dhe një atraksion gjithmonë e më i rëndësishëm për turistët,kësaj radhe për gazetarët që vinin nga trojet shqiptare.Sipas organizatorëve të këtij eventi ky prezantim do të tentohet të bëhet tradicional.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio