Kulturë Më shumë

Abazoviq – Koprivica: Ulqin të bëhet me teatër

Prej tvteuta17:02, 20 Prill 2021

Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq dhe eksperti i jashtëm i kulturës në Ministrinë Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Dragan Koprivica, ranë dakord për të filluar një iniciativë për formimin e teatrit  në Ulqin, në mënyrë që të kompletohet më së miri aspekti kulturor i qytetit, u njoftua pas një takimi mes tyre. Sipas njoftimit, takimi ishte një mundësi që Abazoviq dhe Koprivica të diskutojnë situatën aktuale në institucionet kulturore dhe përparësitë e punës në periudhën e ardhshme, veçanërisht në kontekstin e krijimit të një strategjie kulturore për Malin e Zi. “Nënkryetari Abazović falënderoi profesor Koprivicën për propozimet konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e përmbajtjes në fushën e kulturës në komunën më jugore të Malit të Zi, një qytet me një histori dhe traditë të pasur,” thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio