Kulturë Më shumë

Ekspozita e artistëve ulqinakë do të hapet sot

Prej tvteuta13:10, 26 Shkurt 2021

Sot në Galerinë e Qendrës për Kulturë do të mbahet ekspozita”Ulcinj Artist Exhibition” ku pjesëmarrës janë artistët vendas. Në këtë ekspozitë prezentohen piktorë, fotografë dhe dizenjues grafik si Allmi Suka, Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Emina Nimanbegu, Edin Kapllani, Izabella Makoviq, Jetmira Hoxha, Jozo Koçoviq, Mersiha Resulbegoviq Mavriq, Naser Hasa, Vahida Nimanbegu, Valona Cakuli, si dhe punimet e piktorëve të ndjerë Gjergj Noc Martini dhe Rudi Goga. Nëse kushtet epidemiologjike e lejojnë, ekspozita do të jetë e hapur dy javë, thotë Jetmira Hoxha për Tv Teuta. Për shkak të masave ekspozita do të hapet vetëm për ekspozuesit dhe mediat.

 

AKZ

  • 1

    Radio