Kulturë Më shumë

Takimi Srzentiq-Reinke: Theksi tek liria e mediave, profesionalizmi dhe forcimi i debatit publik

Prej tvteuta16:51, 11 Dhjetor 2020

Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Medias, Tamara Srzentiq, u takua sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi, Judy Rising Reinke.

Ambasadorja  Rajnke përgëzoi Ministren  Srzentiq  për marrjen e detyrës, duke shtuar se SHBA-te  do të sigurojnë mbështetje dhe do të jenë një partner i besueshëm i ministrisë në një nivel ditor dhe praktik në përmirësimin e politikave publike në lidhje me digjitalizimin e shoqërisë, veçanërisht të mediave. Ambasadorja  theksoi veçanërisht rëndësinë e përmirësimit të lirive të medias, profesionalizimin e mëtejshëm të mediave dhe forcimin e debatit publik.

“Qëllimi ynë është të krijojmë platforma dhe shërbime që janë të dobishme për qytetarët dhe që do t’ua lehtësojnë jetën e tyre. Unë do të insistoj në krijimin e platformave përmes të cilave qytetarët do të jenë në gjendje të jenë pjesëmarrës aktivë në krijimin e politikave publike. Ne jemi të vetëdijshëm se në periudhën e ardhshme duhet të punojmë në njohjen dhe zgjerimin e shërbimeve kryesore elektronike, në mënyrë që të lehtësojmë qasjen për qytetarët “, tha Ministrja Srzentiq.

  • 1

    Radio