Kulturë Më shumë

Këtë vit në “Shkollën e muzikës” fillon edhe shkolla e baletit

Prej tvteuta16:00, 11 Dhjetor 2020

 

 

Mësimi në shkollën fillore të muzikës në Ulqin zhvillohet rregullisht si në të gjitha institucionet tjera arsimore, duke respektuar masat e sjellura nga organet përkatëse. Këtë vit mësimin e ndjekin 330 nxënës, shprehet për Televizionin Teuta Fatime Buzuku, drejtoreshë e këtij institucioni. Notimi i nxënësve bëhet në shkollë në praninë e komisionit. Drejtoresha Buzuku është e kënaqur me rezultatet e arrituta gjërë më tani.
Këtë vit risi ishte edhe hapja e shkollës së baletit e cila funkcionon në kuadër të shkollës së muzikës dhe numëron 40 nxënës të ndarë në 2 paralele. Mësimi në shkollën e baletit zhvillohet 2 deri 4 herë në javë.

Edhe përkundër situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, mësimi zhvillohet normal në këtë shkollë, i vetmi kufizim është puna e korit dhe orkestrës të cilët për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve nuk u lejohet grumbullimi në grupe, por drejtoresha Buzuku është e bindur që me lehtësimin e masave gjithçka do të kthehet shumë shpejtë normalitetit.

  • 1

    Radio