78 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi

Prej tvteuta18:32, 15 Korrik 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 78 raste të reja me Covid 19, u njoftua në konferencën e sotme për media të Trupit Koordinues Nacional. Këto raste erdhën pas analizës së mostrave të marrë nga 375 persona. Pjesa më e madhe e rasteve të rinj, plot 48, janë nga Podgorica, kurse kësaj radhe në Ulqin nuk ka pasur të infektuar të tjerë. Në këtë periudhë u shëruan 9 persona, kurse numri i të infektuarve aktiv tani është rritur në 1522. Shumica e rasteve të rinj, u tha në konferencë, janë kontakte të rasteve të mëparshme. Po ashtu u njoftua se testimet me kërkesa personale për momentin do të lihen menjanë pasi nuk përbëjë raste  urgjente

  • 1

    Radio