Klubi i atletikes “Orion ” sjell trofe, nga kampionati shtetëror
Prej tvteuta09:02, 25 Qershor 2020
Në kampionatin shtetëror ne atletik për moshat e reja pionier , të mbajtur te dielën me dt.20.06.2020 , klubi I Atletikës “Orion” nga Ulqini , fitoi katër medalje të arta dhe tre të argjenda.
Këto janë fituesit:
Elijan Dervisheviq fitoi dy medalje te arta ne gjuajtjen e shtizes dhe të vorteksit.
Boban Maxhgal, fitoi medaljen e artë në vrapim në distancën 600m.
Elzana Guberiniq fitoi medaljen e artë në vrapim në distancën 600m.
Nikolina Maroviq fitoi medaljen e argjendë në vrapim në distancën 600m.
Suana Kapiq fitoi medaljen e argjendë në vrapim në distancën 300m.
Dhe, Elzin Guberiniq medaljen e argjendë ne gjuajtjen e shtizes.