Në Mal të Zi 7 raste të reja me Covid 19

Prej tvteuta10:18, 18 Qershor 2020

Në Mal të Zi ditën e djeshme janë analizuar 200 mostra nga të cilat 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Me këto raste numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 9 persona. 4 raste janë kontakte të një rasti të mëparshëm, kurse për 3 rastet e tjera janë duke u hetuar burimet e infektimit, thonë nga ky institucion. Nga të infektuarit e rinj, 4 janë nga Podgrica, kurse nga një janë nga Cetina, Rozhaja, dhe Berana.

  • 1

    Radio