Provimet e gjysëmmaturës jo shumë të vështira
Prej tvteuta09:15, 4 Qershor 2020
Me përfundimin e provimeve të maturës, gjysëmmaturantat zyrtarisht kanë përfunduar mësimin nëntë vjeçar. Gjatë kësaj periudhe kanë hasur në sfida të shumta, por që i kanë tejkaluar me sukses shprehen Anesa Veliq dhe Eriona Çaushi. Mësimi online sipas tyre nuk ishte diçka e panjohur edhe pse nuk është praktikuar tek ne, kurse provimet e fundit ishin më të lehta se sa e kanë menduar. Gjysëmmaturantet shprehen të lumtura që do të kenë mbrëmje të maturës, sepse sipas tyre do të jetë diçka që do ju mbesë në kujtes për jetë.