“Parking Servisi“ qëndron mirë në mënyrë financiare. Mrrimanga për kohëra më të mira

Prej tvteuta15:12, 7 Maj 2020

Pas 50 ditë pauzë  me 4 maj filloi nga puna parking servisi në qytetin tonë me rekomandim të  Trupit Nacional Koordinues për sëmundjet infektive,  i cili ka  shpallur planin e lehtësimit të masave të ndërmarra për shkak të pandemisë. Këtë periudhë qytetarët mund të marrin frymë më lirshëm pasi që nuk do të jetë aktive marimanga për konfiskimin e automjeteve të parkuara pa kriter.

Drejtori i këtij shërbimi Aleksnder Jacoviq, u shpreh për televizionin Teuta se edhe përkundër situatës së vështirë të krijuar si rezultat I pandemisë ky shërbim ka arritur ti shlyej të gjitha pagat mujore ndaj punëtorëve.

Me sjelljen e masave të reja nga Kryetari I Komunës Loro Nrekiq në përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë,bënë pjesë edhe zbritja për 20% për kontratatat e reja vjetore për qytetarë dhe mysafir.

Jacoviq paralajmëroi edhe hapjen e disa vendeve të reja për parking,por që çdo gjë varet nga rrjedha e situatës.Së shpejti do të ketë edhe një aktivitet risi që ka të bëjë me vuarjen në funkcion të një pompe për mbushjen e automjeteve elektrike.

Sa i përket rezultateve të vitit 2019 Drejtori Jacoviq u shpreh se kanë pasur bilanc pozitiv,me financa stabile.

  • 1

    Radio