Të shtunën objektet punojnë deri në orën 18.00

Prej tvteuta16:44, 17 Prill 2020

Trupi Koordinues Nacional ka sjellur vendim që ditën e shtunë me 18 prill, objektet që deri tani në këtë ditë punonin vetëm deri në orën 13.00, të vazhdojnë të punojnë deri në ora 18.00. Këto objekte përfshijnë farmacitë, objektet  që tregtojnë materiale ushqimore dhe higjenike, ushqim për kafshë apo materiale ndërtimore, si dhe ndërmarrjet funerale. Gjithashtu, krahas kësaj mase edhe ndalimi i qarkullimit do të vlejë nga ora 19.00 e jo nga ora 13.00 siç ishte deri tani. Kjo masë sillet në mënyrë që të evitohet fluksi i madh i qarkullimit në orë të caktuara me rastin e festët së Pashkëve.

  • 1

    Radio