Policia e Ulqinit me duartrokitje mbështet shërbimin shëndetësor. Jemi bashkë në këtë betejë

Prej tvteuta21:49, 16 Prill 2020

Shërbimi policor në Ulqin shprehu përkrahjen e tyre për ata të cilët janë në front të parë në përballje me Covid 19, shërbimin shëndetësor. Me duartrokitje ata treguan mirënjohjen dhe mbështetjen të cilën e kanë ndaj mjekëve në punën e palodhshme që po bëjnë. Kujtim Gjeka nga shërbimi policor i Ulqinit u shpreh për Televizionin Teuta se ky është një ndër aktivitetet të cilët ato kanë ndërmarrë për të treguar kështu se në këtë betejë mjekët nuk janë të vetëm.

  • 1

    Radio