4 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi. Njëri nga Ulqini

Prej tvteuta10:49, 14 Prill 2020

Ditën e djeshme në Mal të Zi janë testuar 91 persona, prej të cilëve 4 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. 2 të infektuar janë nga Podgorica, një nga Nikshiqi dhe një nga Ulqini, duke e çuar numrin total në 278 të infektuar. Ky është rasti i 11 në qytetin tonë i regjistruar me këtë sëmundje. Ndërkohë, dje në Qendrën Spitalore në Podgoricë një pacient i cili ishte i infektuar ka ndëruar jetë, duke e çuar numrin e viktimave në katër. Pacienti në fjalë ishte i moshës 79 vjeçare dhe kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse.

  • 1

    Radio