Sociale Më shumë

Kraja e izoluar por mungesa nuk ka

Prej tvteuta16:20, 9 Prill 2020

Gjendja në zonën e Krajës sa i përket pandemisë së Covid 19 është deri tani e mirë pasi në këtë zonë nuk ka asnjë rast të regjistruar. Prej fillimit të përhapjes së këtij virusi Stacioni Shëndetësor i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen e popullatës. Mjekja Ganimete Hoxha shprehet se janë siguruar me dezinfektues por edhe me maska mbrojtese, këto të fundit siguruar nga shoqata “Kranjanja” Ajo apelon tek të gjithë e sidomos tek banorët e Krajës që ti përmbahen të gjitha masave mbrojtëse që sa më shpejt të dilet nga kjo  situatë  e rënduar, duke shtuar se shëndeti duhet të jetë në rend të parë. Jeta në këtë zonë pothuajse është e paralizuar , me lëvizje të pakta për të siguruar ushqim apo kërkuar ndihmë mjekësore. Sa i përket shitoreve,  ato punojnë dhe janë të furnizuara mirë. Kryetari i Bashkësisë Lokale  Beqir Berjashi, thotë se banorët e Krajës janë duke i respektuar të gjitha masat e sjellura dhe se janë të vedëdijshëm për rrezikun, kurse edhe donacionet për të ndihmuar familjet në nevojë nuk mungojnë.

  • 1

    Radio