Ali Zhygjeli: Policia zvicerane kontrollon banorët me GPS

Prej tvteuta14:38, 9 Prill 2020

Masat parandaluese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë pothuajse në çdo vend të njëjta, në këtë drejtim edhe Zvicrra i ka sjellë ato për të mbrojtur banorët e vet. Fotografi Ali Zhygjeli, i cili jeton dhe punon në Cyrih të Zvicrrës, për Televizionin Teuta tregon se janë duke u përmbajtur rregullave të sjellura nga autoritetet edhe që qyteti këto dy javët e fundit është pothuajse i boshatisur. Ai sqaron se gjatë fundjavës koha ishte e mirë dhe e nxëhtë dhe pikërisht atëherë është regjistruar numri më i lart i rasteve me Covid 19, ndoshta nga fakti që të gjithë e kanë shfrytëzuar që të dalin nga shtëpitë e veta. Ai gjithashtu thotë se policia bën kontrollin e banorëve përmes GPS të vendosur në telefonat e tyre.

Zhygjeli apelon tek bashkëqytetarët e vet që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbrohen, sepse gjithçka do të kalojë shumë shpejt.

  • 1

    Radio