Tre raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi

Prej tvteuta11:17, 9 Prill 2020

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 107 testime, nga të cilët tre raste kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Me këto, numri total i të infektuarve në vend ka shkuar në 252 kurse 4 janë shëruar. Të tre rastet e reja janë nga Podgorica, dy janë kontakte të rasteve të mëparshme kurse për njërin po hetohet burimi i infektimit.

  • 1

    Radio