23 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Prej tvteuta10:32, 4 Prill 2020

Prej ditës së djeshme deri në mëngjesin e sotëm në Mal të Zi janë testuar 212 persona, nga të cilët 23 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. 14 raste janë në Podgoricë, 3 në Nikshiq dhe 6 në Tivar. Pas rasteve më të fundit, numri total i të infektuarve në Mal të Zi ka shkuar në 197. Në Ulqin dhe në Tuz ditët e fundit nuk ka pasur raste të reja dhe numri ka mbetur në 9, gjegjësisht 34 raste të regjistruar.

  • 1

    Radio