Banorët e Tuzit mund të dalin në oborret e tyre. Lejohen vetëm dy persona

Prej tvteuta10:32, 27 Mars 2020

Kërkesa e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, që banorëve të Tuzit t’u lejohet dalja në oborret e tyre, është pranuar nga organet kompetente. Megjithatë, kjo u lejohet vetëm dy personave dhe duke respektuar distancën sociale, ka njoftuar Gjeloshaj në faqen e tij në Facebook. Banorëve të kësaj komune nuk u lejohet dalja nga qyteti dhe për këtë deri tani janë procesuar 16 persona të cilët e kanë thyer këtë masë.

  • 1

    Radio