Bashkësia ortodokse në Ulqin: Pa lutje në grupe, kishat do të qëndrojnë hapur

Prej tvteuta15:06, 24 Mars 2020

Nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi kanë njoftuar besimtarët se në përputhje me vendimet e Qeverisë do të ndalojnë të gjitha ritet fetare me besimtarë, dhe në periudhën e ardhëshme liturgjitë do të mbahen vetëm me prezencën e priftërinjve. Nga kjo kishë thonë se deri tek ky reduktim i riteve fetare ka ardhur në mënyrë të menjëherëshme dhe se i janë drejtuar Qeverisë, Trupit koordinues nacional dhe Shërbimit Publik, për të ju mundësuar përcjelljen e liturgjive nëpërmjet televizionit. Me këtë rast edhe nga Kisha ortodokse në Ulqin kan reaguar nepërmjet profilit në Facebook, duke thënë se do të respektojnë masat e caktuara nga Qeveria. Në njoftim thuhet se kisha do të jetë e hapur çdo ditë  nga ora 8.00 deri në orën 19.00, dhe çdo kush që dëshiron mundet të vijë dhe të ndezë qirinj apo të kryej ndonjë ritual tjetër pa qëndruar gjatë. Edhe në këtë kishë ritet fetare do të bëhen pa besimtarë dhe vetëm me prezencën e priftërinjve.

  • 1

    Radio