Dy pacientë në spitalin e Tivarit testohen për koronavirus. Njëri rezulton negativ

Prej tvteuta10:43, 19 Mars 2020

Drejtori i spitalit të Tivarit, Dragosllav Tomanoviq, ka deklaruar për portalin Bar info se në këtë qendër deri tani janë shtruar dy persona të dyshuar si të sëmurë me koronavirus, dhe se analizat për këtë janë kryer. Njëri prej pacientëve ka rezultuar negativ kurse për tjetrin nevojitet testim shtesë. Në Tivar për momentin nën mbikqyrjen e Shërbimit Higjieno-epidemiologjik ndodhen rreth 200 persona.

  • 1

    Radio