Kulturë Më shumë

Bashkësia Islame e Kosovës dhuroi libra në Ulqin

Prej tvteuta11:13, 22 Shkurt 2020

Bashkësia Islame e Kosovës bëri dhurimit e të gjitha botimeve të veta për Biblotekën e Ulqinit , biblotekën e Bashkësisë Islame të Ulqinit si dhe për biblotekën e Qendrës Islame në Katërkollë. Ceremonia e dorëzimit të librave u mbajt në Biblotekën e Ulqinit , ku morën pjesë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës , Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Mexhlisi i Ulqinit dhe përfaqësues të Biblotekës së Ulqinit. Nga Bashkësia Islame e Kosovës thanë se do të jenë çdo herë të gatshëm që të kontribuojnë me literaturë dhe të jenë gjithmonë në gatishmëri për projekte të përbashkëta sa i përket botimeve të librave. Nga Bashkësia Islame e Ulqinit dhe Bibloteka e Ulqinit u shprehen falenderues për këtë dhuratë të çmueshme.

  • 1

    Radio