Kulturë Më shumë

Poeti Hajredin Kovaçi boton përmbledhjen e re me poezi “Vdekja e fjalës”

Prej tvteuta10:24, 20 Shkurt 2020

Poeti Hajredin Kovaçi është paraqitur këto ditë para lexuesit me përmbledhjen e re me poezi “Vdekja e fjalës”, e cila përbëhet nga 95 poezi, të ndara në tre cikle. Në poezitë e tij, Kovaçi shpreh shqetësimin dhe revoltën për gjendjen ekzistuese të shoqërisë, popullit dhe vendit të tij. Libri fillon me recensionet e redaktorit të librit, poetit dhe profesorit universitar Salajdin Salihu, dhe të recensentëve – studiueses së letërsisë Liridona Sinishtaj dhe poetit Argëzon Sulejman. Lektor i librit është Ismet Kallaba, redaktor teknik Gazmend Çitaku, ndërsa ballina është punuar nga piktori Agron Ujkashi. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

  • 1

    Radio