Prokuroria Speciale po verifikon punën e Gjykatës Ekonomike. Dyshohet për keqpërdorime

Prej tvteuta10:06, 18 Dhjetor 2019

Prokuroria Speciale e Malit të Zi, drejtuar nga Milivoje Katniq, ka inicuar verifikimin e punës së Gykatës Ekonomike e cila dyshohet për keqpërdorime në proceset e falimentimit të kompanive të ndryshme. Sipas dyshimeve të prokurorëve, një numër i kompanive në Mal të Zi nëpërmjet falimentimeve fiktive kanë dëmtuar shtetin për dhjetra miliona euro. Prokuroria po heton nëse në këtë proces janë të përzier edhe gjykatës të kësaj gjykate dhe nëse bëhet fjalë për neglizhencë apo pjesmarrje në krim të organizuar. Prokuroia Speciale gjatë këtij viti në dy aksione të ndara ka arrestuar disa persona për arsye të falimentimeve fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

  • 1

    Radio