Anketimi: Sektori i shëndetësisë më i korruptuari

Prej tvteuta10:18, 7 Dhjetor 2019

Sipas një anketimi të Agjencisë për pengimin e korrupsionit, të kryer nga 1 deri më 23 nëntor të këtij viti, qytetarët e Malit të Zi e karakterizojnë sektorin e shëndetësisë si më të korruptuarin në vend. 26% e të anketuarëve ndajnë mendimin se ky sektor është i kurruptuar,  ndjekur nga shërbimet e inspeksioneve me 17.6%, administrata shtetërore 12.4%, gjykata 10.1% dhe administrata lokale 6.8%. Sektori më pak i korruptuar është ciësuar kultura, me vetëm 0.2%. Në anketim kanë marrë pjesë 1006 qytetarë nga 22 komuna të vendit.

  • 1

    Radio