Sociale Më shumë

Kryqi i Kuq i Malit të Zi: Janë mbledhur 42.500 euro për të ndihmuar Shqipërinë

Prej tvteuta09:09, 3 Dhjetor 2019

Kryqi i Kuq i Malit të Zi ka njoftuar se në xhirollogarinë e tyre të hapur për të ndihmuar Shqipërinë në sanimin e pasojave të tërmetit, janë grumbulluar 42.5 mijë euro. Nga kjo organizatë shprehen të kënaqur me kontributet e mbledhura dhe falenderojnë donatorët për zemergjerësinë e tyre. Nga Kryqi i Kuq thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me organizatat e Kryqit të Kuq botëror dhe Gjysëmhënës së Kuqe të cilët në mënyrë të koordinuar po bëjnë shpërndarjen e ndihmave.

  • 1

    Radio