Cungu ne Durres per tu solidarizuar me bashkekombasit

Prej tvteuta13:32, 27 Nëntor 2019

Kryetari i Forces se Re Demokratike Nazif Cungu permes nje postimi ne Facebook, paraqiti viziten e tij ne Durres me rastin e termetit katastrofal per Shqiperine dhe shqiptaret dhe ndau momentin pozitiv gjate vizites se tij ne vendngjarje ne Durres ne te cilin thuhet: “Ne këto momente tragjike shkova në Durrës për t’u solidarizuar me bashkombasit tanë të prekur nga tërmeti. Në mes të hidhërimit për këtë katastrofë, përjetuam edhe një moment te gëzueshëm kur forcat e shumta shpëtimtare arritën të nxejrrin prej gërmadhave një djal të ri mbi të cilin ishin të palosura 4 pllaka betoni. Shpresoj që sa më shumë qytetarë të tjerë të bllokuar të shpëtohen.

Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar në këtë ditë të vështirë dhe pastë mëshirë për shpirtrat e të gjithë atyre që humbën jetën. Ndërkohë mendjet dhe zemrat tona janë me familjarët e tyre dhe po ashtu dëshirojmë shërim sa më shpejtë për të gjithë të lënduarit”, thuhet ne postimin e Cungut.

  • 1

    Radio