Tërmeti shkakton dëme në ndërtesën e Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta17:55, 26 Nëntor 2019

Tërmeti që sot goditi Shqipërinë fatmirësisht nuk pasit pasoja serioze në qytetin tonë, por ndërtesa e Komunës së Ulqinit ka pësuar disa dëme në pjesë të caktuara. Siç mund të shihni në pamjet e filmuara ekipi ynë, në disa pjesë ka pasur plasje të murit dhe rënie të pjesëve të fasadës por pa shkaktuar dëme serioze. Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpetimit, Saubih Mehmeti, tha për TV Teuta se në qytet nuk ka pasur raste ku është nevojitur ndërhyrja e tyre.

  • 1

    Radio