Disa qytetarë pastruan zonën rreth burimit të ujit të sulfurit në Pyllin e Pishave

Prej tvteuta09:04, 24 Nëntor 2019

Një grup i qytetarëve të Ulqinit, udhëhequr nga Qemal Beg Bushati dhe Enver Peku, kanë bërë pastrimin e zonës së burimit ujit  të sulfurit në Pyllin e Pishave, me qëllim që ky burim përsëri të vendoset në funksion të vizitorëve. Ata për TV Teuta janë ankuar se dikush me qëllim e mbyll këtë burim të ujit i cili ishte në funksion që prej vitit 1956 por tani është lënë pas dore nga institucionet relevante. Ata përveç pastrimit të zonës, të cilët e kanë bërë me forcat e veta, për problemin kanë njoftuar edhe institucionet lokale dhe ato qendrore, dhe u kanë bërë thirrje që të angazhohen në mbrojtjen e këtij burimi, uji i të cilit vlerësohet se ka cilësi shëruese.

  • 1

    Radio