Rritja e pagave në shëndetësi e njëjtë me arsim

Prej tvteuta15:31, 15 Nëntor 2019

Vitin e ardhshëm Qeveria e Malit të Zi do të rrisë pagat edhe në shëndetësi në masën prej 9%, njëjtë sikurse edhe në arsim, njoftoi ministri i financave Darko Radunoviq, gjatë prezanitmit të draft buxhetit për vitin 2020.

Sipas tij, kjo është rritja maksimale që mund të bëhet pa cënuar stabilitetin buxhetor. Radunoviq në prezantimin e buxhetit i cili do të jetë në masën prej 2.58 miliardë euro, tha se qëllimi i Qeverisë vazhdon të jetë ngritja e standardit jetësor të qytetarëve.

  • 1

    Radio