Afati për paraqitje në programin e aftësimit profesional deri të hënën

Prej tvteuta10:49, 15 Nëntor 2019

Afati për paraqitjen e personave të diplomuar në shkollat e larta për në programin e aftësimit profesional do të zgjasë deri ditën e hëne. Në Byronë e punësimit në Ulqin ndodhen 129 të diplomuar kurse numri i punëdhënësve që kanë hapur vende të lira është 60.

Të drejtë paraqitjeje për këtë program kanë personat e diplomuar në studimet 3 vjeçare apo 180 kredite, gjegjësisht 240 kredite ato që aftësimin profesional e kryejnë në institucionet edukativo-arsimore.

  • 1

    Radio