Rrezikohet jeta e famijes Tahiri nga Lisën Bore. Apel për ndihmë

Prej tvteuta17:03, 5 Nëntor 2019

Familja Tahiri nga fshati Lisën Bore në Anë të Malit rrezikohet të mbetet pa kulm mbi kokë si pasojë e çatisë e cila pothuajse është e shkatrruar  në tërësi. 80 vjeçari kryefamiljar Beqir Tahiri, është i shqetësuar për jetën e fëmijëve pasi në çdo moment mund të shëmbet e gjithë çatia. Ai është i sëmurë  tash 6 vite dhe lëviz me shumë vështirësi. Ai nuk ka mundësi financiare të bëjë riparimin e pullazit ,andaj kërkon ndihmë nga bamirësit ,e në veçanti sytë i ka të drejtuara nga Komuna e Ulqinit. Ata që kanë mundësi  financiare mund të kontribuojnë me donacione në xhirollogarinë e Bankës Komerciale Malazeze, numrin e së cilës e shihni më poshtë

Bankën Komerciale Malazeze   510-0203940223014 -64

  • 1

    Radio