Sociale Më shumë

70% e të rinjve në Mal të Zi duan të largohen

Prej tvteuta09:52, 25 Tetor 2019

Të rinjtë nga Mali i Zi, 70.3 % e tyre, mendojnë të largohen nga vendi, kurse 55.5% nuk janë të kënaqur me respektimin e lirisë dhe të drejtave personale, tregojnë rezultatet e sondazhit “Perceptimi dhe qëndrimet e të rinjve për politikën në Mal të Zi”, realizuar nga zyra e Fondacionit të Vestminsterit për demokraci në Mal të Zi, programin e të cilin e mbështet qeveria britanike. Ky sondazh ka pasur për qëllim të hulumtojë se si të rinjtë  në Mal të Zi e përjetojnë politikën dhe si i krijojnë qëndrimet politike. Drejtorja e Fondacionit për demokraci të Vestmnisterit, në Mal të Zi, Ana Millutinoviq, ka theksuar se të gjithë mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për kyçjen e të rinjve në politikë dhe në proceset vendim-marrëse. Ambasadorja britanike në Mal të Zi, Alison Kemp, ka theksuar se ekziston shembull i praktikës së mirë të përfshirjes së të rinjve në procesin vendim-marrës në mbretërinë e bashkuar dhe këto shembuj mund tu oforhne të rinjve edhe në Mal të Zi.

  • 1

    Radio