Rreth 1500 të vdekur në vit nga kanceri

Prej tvteuta10:04, 12 Tetor 2019

Në Mal të Zi për çdo vit sëmurën nga kanceri rreth 3.000 persona kurse rreth 1500 vdesin si pasojë e kësaj sëmundjeje, çka është një numër shumë i madh për një vend të vogël si Mali i Zi, thonë në Qendrën siptalore në Podgoricë. Në vitet e ardhshëm pritet që numri i të sëmurëve me kancer të rritet edhe më tepër, çka do ta çojë këtë sëmundje në nivelin e epidemisë. Edhe pse në vitet e fundit ka pasur përparime të theksuara në trajtmin e kancerit, përsëri kjo sëmundje paraqet një prej arsyeve kryesore të vdekjeve të parakohëshme.

  • 1

    Radio